Lutfi Dervishi debat me Alibeajn: Jo për çdo gjë e ka fajin opozita

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 22:27 | Politikë

Gazetari Lutfi Dervishi debatoi me ish-ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Nuk po qeveris opozita. Abuzimet nuk po i bën opozita. Taksat e tua nuk po t'i shpërdoron opozita. Pra, ka një rend. Mblidhen drejtorë, bëjnë firmat, marrin tenderat. Ky është rendi”, tha Dervishi.

Alibeaj u përgjigj: “Jam plotësisht dakord me këtë që thua. Ama, nëqoftëse do ta shohim në mënyrë të ftohtë, do të ishte gabimi më i madh nëqoftëse do ta shikonim SPAK-un si një instrument që të shërbente për të bërë rotacionin politik. Meqë opozita ka ca kohë që është në opozitë, është gjithmonë edhe më e telendisur, kjo nuk e ka shëruar nga psikoza e abuzimit me pushtetin, ndërkohë që është i vërtetë dhe fakti tjetër dhe kjo nuk është alibi, që Edi Rama atë korrupsionin që dikur ekzistonte në kohën e opozitës kur ishte në qeverisje, e ka ngritur në vepër arti. Nuk duhet të na bëjë kjo të themi që duhet ta shpëtojmë një pjesë të politikës. Duhet të mbajmë të gjithë përgjegjësi në këtë mes”.

Dervishi tha se “pushteti mund ta mbyllë SPAK-un duke mos bërë zullume”.

“Është kaq e thjeshtë: vullnet politik, mos bëj zullume, mos vidh, mos abuzo dhe mbyllet vetë SPAK-u”, theksoi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos