Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

Nga A2 CNN
12 Mars 2026, 11:08 | Politikë

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e

Ulsi Manja, në fjalën e tij në Kuvend gjatë seancës për imunitetin e Belinda Ballukut,

“Kjo është kërkesa e 7 e organit të akuzës që vjen në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e një anëtari të Parlamentit, për kontroll personal apo të banesës. Në momentin që e paraqitëm raportin tonë ka ndodhur një realitet i ri faktik dhe institucional. Një realitet i ri që e ndryshon tërësisht natyrën e vlerësimit të kërkesës së SPAK-ut: deputetja në fjalë nuk ushtron më funksione ekzekutive. Për rrjedhojë, masa e pezullimit nga detyra nuk prodhon asnjë efekt real juridik dhe raporti ynë e qartëson edhe narrativën mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën për aplikimin e masave më të rënda të sigurimit personal”, tha Manja, shkruan A2.

Sipas tij, “një çështje që është e drejtësisë dhe duhej të mbetej e drejtësisë, është shndërruar sot në mënyrë të padrejtë në një gjyq publik në sytë e qytetarëve”.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos