
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një qëndrim të ashpër në Kuvend gjatë lidhur me raportin vjetor të integrimit të bërë nga Parlamentit Europian. Berisha kërkoi leximin e plotë të raportit në seance, duke akuzuar mazhorancën se po mashtron qytetarët, raporton A2CNN.
“Ky është një akt jashtëzakonisht i rëndë në një moment shumë të rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Ju paraqisni një raport që s’guxoni ta lexoni, dhe vendosni në mënyrë anti-kushtetuese që raporti mos lexohet, që qytetarët mos njihen me mashtrimet tuaja. Kërkoj të tërhiqet menjëherë raporti. Raporti është fund e krye mashtrime, e burokraci. Sa u përket performances të gjitha janë trillime. Raporti duhet të lexohet këtu dhe mbi bazën e raportit të lexuar të bëhen diskutimet dhe pastaj të votohet rezuluta. Si ka mundësi të diskutojmë për një raport që ju ua fshini qytetarëve. Sepse e keni mbushur me mashtrime. Të dashur qytetarë e kanë mbushur fund e krye me mashtrime, nuk guxojnë t’i dalin për zot raportit”, tha Berisha.
Nga ana tjetër, Kreu i Kuvendit Niko Peleshi sqaroi procedurën parlamentare, duke theksuar se dokumenti nuk lexohet në seancë plenare. “Raporti lexohet në komisionet parlamentare, këtu votohet rezoluta.” (A2 Televizion)