“Mbështes kërkesën e studentëve shqiptarë në RMV”, Balla: Provimi i jurisprudencës në shqip, e drejtë e garantuar nga Kushtetuta

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 19:23 | Politikë

“Mbështes kërkesën e studentëve shqiptarë në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot pas kërkesës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke mbështetur të drejtën e tyre për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, si një e drejtë e garantuar dhe pjesë e barazisë gjuhësore, shkruan A2CNN.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka theksuar se nëse procedurat rezultojnë të mangëta, është detyrim i Parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të gjejnë zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.

Mbështes kërkesën legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre. Nëse procedurat rezultojnë të mangëta, është detyrim i Parlamentit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme”, shprehet ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos