“Më kanë thyer këmbën”, mbështetësit e Lapajt përplasen me policinë para Kryeministrisë

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2025, 17:10 | Politikë

“Më kanë thyer këmbën”, mbështetësit e

Edhe pasditen e së hënës ka pasur sërish përplasjes mes forcave të rendit dhe simpatizantëve të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe drejtuesit të saj Adriatik Lapaj, i cili prej ditësh është duke protestuar përballë Kryeministrisë.

Pas përplasjeve, një prej qytetarëve qëndron i shtrirë në tokë, ndërsa dëgjohet teksa thërret: “Më kanë thyer këmbën”.

Burime nga Lëvizja Shqipëria Bëhet bëjnë të ditur për A2 CNN se për dhunën e pretenduar të policisë është njoftuar edhe ambasada britanike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos