“Me Ramën s’ka integrim në BE”, Berisha: Sipërmarrjet digjitale, kopshte private të vjedhjeve

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 13:42 | Politikë

“Me Ramën s’ka integrim në BE”, Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në rubrikën “Shënimet e Javës”, duke theksuar se me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka integrim të Shqipërisë në BE.

Përmes një video-mesazhi kreu i selisë blu tha se BE bëri 32 amendime të forta, që provuan se Rama ka shkelur parimet e luftës anti-korrupsion dhe ato të transparencës, shkruan A2CNN. Po ashtu Berisha i konsideroi sipërmarrjet digjitale të qeverisë si kopshte private të vjedhjes.

Sa i takon IBAR-it të gjithë shqiptarët e morën vesh, se u bënë 32 amendime nga më të fortat, me të cilat provuan se Edi Rama ka shkelur parimet më kryesore të luftës kundër korrupsionit dhe transparencës. Shprehim mirënjohje për të gjitha vendet anëtare që përmbysën atë raport, dhe i dhanë Edi Ramës përgjigjen e merituar. Në serialin e ri ai u ndal te AKSHI i ri pasi AKSHI i Linda-ve u damkos si organizatë e strukturuar kriminale. Edi Rama për të vazhduar vjedhjet krijoi një AKSH të ri që e quajti Albanian Digital Solution. Sipërmarrjet e tij digjitale janë kopshtet e tij private ku ai vjedh qindra miliona euro. Me Edi Ramën integrim s’ka dhe s’mund të ketë dhe se Shqipëria digjitale me Ramën përdoret për të vjedhur qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos