
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi se Shqipëria po përjeton një “momentum të paprecedent” në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.
“Notat që jepen janë të larta për Shqipërinë, Moldavinë, Ukrainën dhe Malin e Zi. Rezultat më pak i përzier për Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Turqinë, dhe negative për Gjeorgjinë. Shqipëria ka një momentum të paprecedent. Harmonizimi me politikën e përbashkët të BE-së është proces thelbësor, si dhe pastrimi nga korrupsioni. Kemi partneritet me Shqipërinë sa i përket sigurisë”, deklaroi Kallas.
“Bashkimi Europian duhet të jetë i gatshëm për zgjerim sepse është në interesin tonë dhe një investim afatgjatë në siguri e stabilitet”, shtoi Kallas. (A2 Televizion)
