“Ndjesë se u vonuam për datën”, Berisha: Nuk do të ndalen protestat, ky vend ka opozitë

Nga Anesti Barjamemaj
27 Mars 2026, 15:33 | Politikë

Që prej dhjetorit datat e protestave të demokratëve janë shpallur në kohë reale, por që prej natës së 22 marsit mungon një për protestën e 7-të  kombëtare, shkruan A2CNN.

 “Ndjesë shumë se u vonuam për të njoftuar datën”, tha Berisha.

Por lideri demokrat pohoi se tubimet e opozitës nuk do të ndalen, duke ripërsëritur edhe objektivin që kanë, largimin e Edi Ramës.

“Edi Rama mendoi dhe deklaroi se, çështja Balluku është mbyllur, por ajo nuk mund të mbyllet kurrë, sa ky vend të ketë opozitë, sepse është çështja Rama”, tha kryedemokrati.

Berisha iu rikthye sulmeve ndaj sistemit të drejtësisë bashkë me akuzën se është nën kontrollin e Edi Ramës. Për këtë ju referua zhvillimeve nga SPAK, ku prokurorët kërkuan mbylljen e hetimeve për Irena Gjokën, gjyqtaren e çështjes së tij.

“Siç janë informuar shqiptarët, në kundërshtim flagrant me ligjin, me Kushtetutën, por edhe me një seri precedentësh të gjykatës së lartë, Skapi i partisë me urdhër të Edi Ramës vendosi të mbyllë kapakun e pusetës me emrin Irena me 5 mbiemra”, u shpreh Sali Berisha.

Gjatë konferencës për median, kreu i opozitës deklaroi se kryeministri është i lidhur me bandat kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos