Sali Berisha akuzoi maxhorancën për ndërhyrje në drejtësi dhe bllokim të hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë, duke deklaruar se SPAK “de facto nuk ekziston më”. Por përtej akuzave ndaj institucioneve, vëmendja u zhvendos edhe te debatet brenda Partisë Demokratike dhe paralajmërimi për një tjetër protestë opozitare, shkruan A2CNN.
Sali Berisha akuzoi maxhorancën për bllokim të hetimeve për zyrtarët e lartë shtetërorë. Në një konferencë për shtyp, kryetari i PD-së u shpreh se kjo ndërhyrje në çështjet e drejtësisë praktikisht po pamundëson funksionimin e SPAK.
“Ndaj duhet pranuar se de facto, SPAK nuk ekziston më. Natyrisht SKAP ka një numër, 20 prokurorë, 80 BKH-ista. Midis tyre sigurisht ka njerëz që bëjnë ligjin, besnik të ligjit. Por ka pastaj kriminelë, më të këqinj se çdo kriminel tjetër, që komunikojnë me Edi Ramën, që dekonspirojnë çdo hetim, që komunikojnë me kriminelë”, tha Berisha.
Pjesë të përgjegjësisë Berisha bëri edhe kryetarin e Gjykatës së Lartë.
Tani hy në fuqi vendimi famëzi ‘Sadushi’. Vendim i cili nuk lejon më arrestimin pa vendim përfundimtar të bosëve të karteleve të drogës, dhe anëtarëve të organizatës kriminale të kryesuar nga Edi Rama, të qeverisë shqiptare. Kjo është situata, mbeten vetëm shqiptarët të thonë fjalën e tyre, të marrin në dorë fatin e tyre, protestat”, u shpreh Berisha.
Situata brenda Partisë mori vëmendjen e Berishës kur u pyet nga gazetarët për qëndrimet e deputetëve për përjashtimin e Ervin Salianjit.
I pyetur në lidhje me mendimin e Jorida Tabakut kundër vendimit për përjashtimin e Ervin Salianjit, Berisha u shpreh si më poshtë:
“Së pari deputetja ka shprehur mendimin e vet, dhe kjo është shumë normale. Së dyti është përjashtuar. Vetëpërjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato çka thotë statuti i partisë tënde”.
Sa i përket aksionit të PD-së, Berisha njoftoi zhvillimin e një tjetër proteste, por pa specifikuar datën se kur. (A2 Televizion)