Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 12:26 | Politikë

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh.

Lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ato janë menduar prej shumë kohësh. Balla tha se ndonëse propozimet janë të njëanshme, shpreson që miratimi të bëhet me konsensusin e opozitës, raporton A2CNN. 

"Ndryshimet janë menduar prej shumë kohësh, të ndara në disa elementë, apo disa qëllime të mira, që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë sa i përket mbarëvajtjes dhe kohës efikase të diskutimeve në seancat plenare, që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit, të kontrollit parlamentar, me qëllimin e një përqasje me Parlamente të tjera europiane. Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e kolegëve të PS, që t’i përqasim me procedurat e Bundestagut gjerman. Propozimet merren në mënyrë të njëanshme, por shpresojmë që miratimin ta kemi me konsensus", tha Balla duke folur për mediat.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos