“Ne do futemi në BE”, gazetari debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 22:05 | Politikë

Gazetari Mentor Nazarko, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, akuzoi opozitën se “është duke u përpjekur ta shkatërrojë imazhin tonë ndërkombëtar” përmes protestave.

“Opozita, nëpërmjet një njeriu që e njeh mirë gjuhën e shantazhit politik, është duke u përpjekur ta shkatërrojë imazhin tonë ndërkombëtar. Jam dakord me akuzat, por Bashkimi Europian për arsye gjeopolitike dëshiron të na fusë në BE. Dhe ti me molotovët që hedh, me pamjet që i servir Evropës, ti je për hallin tënd të pushtetit, dëshiron ta paraqesësh Shqipërinë si vendin më të zit ë Evropës. Kjo është e tmerrshme”, tha Nazarko.

Këlliçi u përgjigj se narkoshtet Shqipërinë e quajnë “mediat më të mëdha të botës, jo opozita”.

Nazarko theksoi më tej se “të krahasosh përroin e drogës që ka burim Shqipërinë me lumin e madh të drogës që përmbyt botën, duket si teprim”.

Këlliçi u shpreh: “Jam i dëshpëruar që kam një kryeministër që udhëton me charter apo që shkon e shikon ndeshje të NBA. Kemi një kryetar qeverie që jeton si kreu i një karteli. Unë mendoj që duhen thënë të vërtetat”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos