Zgjedhja e kreut të PD, Mziu: Proces me konkurrencë, por është sipërmarrje e madhe të jesh kryetar i opozitës

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 21:03 | Politikë

Deputeti i PD-së Xhelal Mziu tha se procesi i zgjedhjes së kreut të selisë blu, dhe strukturave të tjera të partisë më të madhe opozitare në vend, ka qenë i hapur dhe i bazuar në konkurrencë. 

Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN Mziu vë në dukje se të jesh kryetar i PD-së është “sipërmarrje shumë e madhe” dhe jo kushdo mund ta luajë këtë rol me peshë, ndonëse sipas tij mund të ketë me shumicë që i plotësojnë kriteret për të garuar.

Ka qenë një proces i hapur, gjithëpërfshirës, dhe angazhim maksimal. Kushdo që ka tentuar të garojë në poste të ndryshme, ka pasur konkurrencë, edhe për shkak të shpresës së krijuar. Absolutisht. Të jesh kryetar i PD-së dhe opozitës në Shqipëri është një sipërmarrje shumë e madhe, jo kushdo mund ta luajë atë rol. Sidoqoftë ka qenë një garë e hapur. Nëse dikush do të bëhet kryetar seksioni, apo i degës, duhet të plotësojë disa nga kriteret që janë themelore.  Jo vetëm në aspektin profesional, por edhe në aspektin e karrierës dhe besueshmërisë që ai ka. Ka persona me shumicë që mund t’i plotësonin kriteret, sepse nuk ishin kritere selektive, por sipërmarrja…Nuk mjafton të kesh një teser të PD-së dhe të shprehësh një dëshirë”, tha Mziu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos