
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të diele një videokartolinë nga mbledhja e zgjeruar mujore e qeverisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë tregon detaje nga takimi, ku sipas tij është zhvilluar një dëgjesë institucionale me drejtuesen e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, ku është diskutuar ecuria e reformës në kadastër. Sipas tij në këtë takim u diskutuan edhe skenarët e reformës territoriale.
“Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e mbledhjes së zgjeruar mujore të qeverisë dhe Grupit Parlamentar Socialist, ku u krye një dëgjesë institucionale me Drejtoren e ASHK për ecurinë e reformës në kadastër; u bashkëbisedua me kryetarin e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale për skenarët e reformës, si edhe u diskutua kalendari kombëtar dhe përmbajtja e takimeve “Punët e Shqipërisë”, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)