“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

Nga Fjorela Beleshi
28 Mars 2026, 17:16 | Politikë

“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen

Pas përcaktimit të detyrave si në qeveri ashtu edhe në parti, Kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS Edi Rama u ka kërkuar deputetëve, ministrave dhe drejtuesve politikë që të nisin takimet me qytetarët në të gjitha bashkitë e vendit, nën moton “Punët e Shqipërisë”, bën me dije gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi.

Ky tur i cili do të zgjasë 9 javë, deri me 12 qershor, dhe do të mbyllet me 12 qershor në ditëlindjen e 35 të PS, do të nisë me çështjen e integrimit të Shqipërisë për të pasur me ekonominë, pagat dhe nisma të tjera qeveritare.

Po ashtu, kryebashkiakët e majtë pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre, përpara se të kërkojnë një mandat të ri në zgjedhjet vendore. Pas raportimit të drejtoreshës së këtij institucioni, A2CNN mëson se deputetët, sipas qarqeve, kanë ngritur pyetje dhe shqetësime për çështje që lidhen me pronat e dhe përmbylljen e hartave digjitale.

Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga bashkitë hartimin e një plani të qartë për procesin e legalizimeve si dhe t’i jepet fund punësimeve nepotike në administratë. Në takimin me dyer të mbyllura Rama u kërkuar të majtëve që të jenë aktiv në mënyrë intensive si në media ashtu edhe në rrjete sociale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos