Gazi në PD, Policia: Po fshihet e vërteta, personat e maskuar që sulmuan policinë u futën në godinë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 21:50 | Politikë

Gazi në PD, Policia: Po fshihet e vërteta, personat e maskuar që

Policia e Shtetit ka reaguar pas tensioneve pranë selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, duke deklaruar se një grup personash të maskuar e kanë sulmuar me molotovë dhe më pas janë futur në ambientet e jashtme të godinës së PD-së.

Sipas policisë, personat e përfshirë në sulm u futën në ambientet e selisë për t’i shpëtuar

Reagimi i Policisë së Shtetit:

“Nga patrullimet në terren për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, sqarojmë se:

Shërbimet e Policisë janë sulmuar me molotovë nga një grup personash të dhunshëm dhe të maskuar, të cilët, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe kapjes nga ana e Policisë, u futën në ambientet e jashtme të selisë së subjektit politik Partia Demokratike dhe vijuan sulmin ndaj punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë iu përgjigjën sulmit me molotovë nga ana e protestuesve të dhunshëm me gaz lotsjellës.

Të gjitha pretendimet e tjera janë të pavërteta, të qëllimshme dhe dashakeqe, me qëllim fshehjen e së vërtetës.”

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos