Noka: Drejtori Skënder Hitaj, përgjegjësi kryesor për terrorin ndaj qytetarëve

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 21:48 | Politikë

Noka: Drejtori Skënder Hitaj, përgjegjësi kryesor për

Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se “frika e regjimit të Edi Ramës e ka kthyer Policinë e Shtetit në një organizatë kriminale” dhe shtoi se Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hitaj “do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve”.

“Barbaria që keni parë sot, nuk është parë as në regjimin e Ajatollahëve. Frika e regjimit të Edi Ramës e ka kthyer policinë në një organizatë kriminale. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, mercenari politik Skënder Hitaj do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve me urdhër të kreut të narkosit”, tha Noka.

“Makinat për pallatin në zjarr nuk kishin ujë, por sot kishin kundër opozitës dhe popullit. Urdhri i regjimit i dikton policët që të përleshen me vëllezërit e tyre. Edi Rama do ta paguajë këtë terror që ushtron ndaj opozitës. Rama mund ta përdorë si kamikaz njëpërdorimsh Skënder Hitajn, por fundi i pret, si fundi i Ajatollahut, edhe Edi Ramën me bandën e tij”, shtoi Flamur Noka.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos