Tensione në bulevard, protestuesit zhvendosen drejt Kuvendit

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 21:07 | Politikë

Tensione në bulevard, protestuesit zhvendosen drejt Kuvendit

Tensionet në protestën e PD-së kanë nisur direkt pas përfundimit të fjalimeve, kur policia ndërhyri menjëherë sapo nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.

Policia shpërndau me forcë turmën, ndërkohë që edhe deputetët demokratë Flamur Noka dhe Luçiano Boçi u lënduan nga spraj lotsjellës.

Protestuesit u zhvendosën drejt ambienteve të Kuvendit, ku pritet të vijojë tubimi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos