Punimet në Parlament u ndërprenë vetëm pak minuta pasi kishin nisur, për shkak të një debati në distancë mes Flamur Nokës dhe Taulant Ballës. Teksa kreu i grupit parlamentar socialist po fliste, Noka iu drejtua me fjalën “injorant”. Balla kërkoi ndërprerjen e seancës derisa Noka të dalë nga salla duke thëne “pa dalë ai nuk ka seancë sot”.
Gjatë seancës është parashikuar të votohet emri i Avokatit të ri të Popullit, proces që ka shkaktuar debate mes palëve.
Një ditë më parë, PD tërhoqi firmat që kishte dhënë në mbështetje të disa kandidatëve për këtë post, por PS i kaloi të gjithë në seancë, duke thënë se miratimi tashmë ishte marrë. (A2 Televizion)