Nuk u pranua në garë përballë Berishës, Mereme Sala kërkon pezullimin e procesit të zgjedhjeve për kreun e PD

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 13:17 | Politikë

Nuk u pranua në garë përballë Berishës, Mereme Sala

Tri ditë pasi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve elektorale në PD skualifikoi nga gara për kryetare të PD-së kandidaten Mereme Sela, me arsyetimin se nuk plotësonte kriteret, kjo e fundit ka dorëzuar një padi në gjykatën e Tiranës ku kërkon pezullimin e procesit.

Kandidatja që nuk u pranua në garë përballë Berishës kërkon shpalljen e pavlefshme të vendimit të skualifikimit, shpalljen e pavlefshme të kandidimit të Sali Berishës. Në objektin e padisë thuhet gjithashtu se ka shkelje të rënd atë statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme.

Më 1 maj Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale vendosi që të mos pranojë aplikimin e Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt, të cilët kishin shprehur ambicie për t’i zënë vendin Berishës.

“KOKOE në mënyrë unanime vlerëson se zj. Mereme SELA nuk plotëson kriteret. Konkretisht kandidatja pavarësisht se është anëtare e PD, nuk plotëson kriterin e figurës me profil shumë të lartë publik dhe politik, si dhe atë të eksperiencës drejtuese elektorale ne nivel kombëtar apo rajonal”, vendosi KOKOE.

Një ditë më parë kreu demokrat, Sali Berisha tha se gara do të bëhej qesharake, nëse do të garonte përballë Mereme Selës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos