Samiti i Komunitetit Politik në Armeni, Rama: Unifikimi i Europës, rëndësi për sigurinë

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 10:17 | Politikë

Samiti i Komunitetit Politik në Armeni, Rama: Unifikimi i Europës,

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian që mbahet në Armeni.

Në nisje të tij, i pyetur nga mediat, Rama theksoi rëndësinë e bashkimit të plotë të Europës për sigurinë e kontinentit.

“Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane”, tha Rama, shkruan A2.

“Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian. Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos