
Është pezulluar votimi për kryetar të degës së PD-së në Korçë. Sipas burimeve të A2 CNN mësohet se shkak ka qenë kërkesa e simpatizantëve dhe anëtarëve të Partisë Demokratike të cilët, nuk kanë pasur kartë anëtarësie dhe kartë identiteti me vete, sikurse edhe të tjerë të cilët nuk e kanë pasur emrin në listat zgjedhore për kryetarin e degës së PD të Korçës.
Në kushte të tilla dy përfaqësuesit e PD janë larguar nga selia lokale blu duke marrë me vete dy kutitë e procesit të votimit
Nuk dihet nëse do të rifillojë votimi.
Të revoltuar anëtarët e PD të njësisë administrative Drenovë janë shprehur të indinjuar për mosgjetjen e emrave e tyre në listat zgjedhore edhe në kushtet kur thonë se kanë qenë kryetarë dhe janë të PD-së për këtë njësi. (A2 Televizion)