
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Ervin Salianjin se teksa vuante dënimin në burg është shitur te krimi i organizuar, shkruan A2 CNN.
“PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë. Këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtira. Ervin Salianji, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri, u shpall i burgosur politik sepse ishte për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten”, tha Berisha në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë në rrejtet sociale me ndjekësit e tij.
“Tani nuk do përsëris problemet e tij se i kam thënë. Në burg, ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri. Sapo doli, ai ishte në shoqërinë e vazhdueshme të Ergys Agasit. Pikërisht momentin kur plasi skandali Balluku, ky filloi xhiron për të sfumuar zhurmën, për të krijuar një vatër tjetër debati. Dhe njëherë, ata që kanë mbajtur qëndrim, ata që përfaqësojnë pushtetin, lidhjet me pushtetin, ata të cilët kanë qenë kundër PD në fushatë elektorale, ata nuk kanë dhe nuk do kenë vend ndonjëherë në PD.
Nuk e kam këtu për zonjën Sela, nuk e di se nuk e njoh, është hera e parë që ia kisha dëgjuar emrin, dhe natyrisht gara ka disa kritere. Gara për kryetar të PD, kudo në botë, ka kritere dhe në Shqipëri ka kritere”. (A2 Televizion)