Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ditën e sotme me 76 vota pro një vendim që zgjat vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave të skaduara, vetëm për ata qytetarë që do të votojnë nga jashtë Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit.
A2 CNN bën me dije se ky vendim vjen si një përpjekje, i iniciuar nga opozita, për t’i dhënë mundësinë emigrantëve shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht nëse kanë dokumenta të skaduara.
Po ashtu, bejmë me dije se deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, bashkoi votën me socialistët në Kuvend, për ndërmarrjen e këtij vendimi.
Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës ky vendim nuk u mor nga Parlamenti, çka bëri që një numër i lartë zgjedhësish të mbeteshin pa votuar. (A2 Televizion)