Faik Basha, Sekretar për Sigurinë Publike në Partinë e Lirisë, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, denoncoi se në protestën e fundit ka pasur patronizhistë të maskuar si policë, të cilët acaronin situatën.
“Qytetarët nuk i kanë kundërshtuar kurrë protestat. Unë kam qenë i pranishëm në disa kryqëzime të ndryshme të bllokuara dhe nuk kemi pasur acarim të qytetarëve. Unë nuk i numëroj rastet ku janë të përfshirë patronazhistët”, theksoi Faik Basha.
Më tej, ai shtoi: “Në protestën e fundit, policët ishin në krahun tonë. Disa patronazhistë, të maskuar brenda strukturave të policisë, nuk i bindeshin urdhrit të drejtuesit të tyre. Ai i udhëzonte që të tërhiqeshin kur kishte gra në rrezik, ato nuk zmbrapseshin. Kjo do të thotë që shteti nuk funksionon më”. (A2 Televizion)