PD publikon rezultatet e Kuvendit Kombëtar, ja si do të përbëhet Këshilli i ri Kombëtar

Nga A2 CNN
31 Maj 2026, 16:48 | Politikë

Partia Demokratike ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimit të zhvilluar në Kuvendin Kombëtar të mbajtur më 30 maj 2026, duke bërë të ditur emrat e anëtarëve fitues të Këshillit të ri Kombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, rezultatet janë nxjerrë pas përpunimit të tabelave të numërimit nga 13 komisionet përkatëse, ndërsa në listën përfundimtare janë përfshirë edhe kandidatët që kanë rezultuar me pikë të barabarta në kufijtë e zonës fituese.

Demokratët vlerësuan pjesëmarrjen dhe votën e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, duke theksuar se është tejkaluar ndjeshëm minimumi statutor për përfaqësimin e të rinjve. Sipas PD-së, të rinjtë përbëjnë rreth 30 për qind të listës fituese, dyfish më shumë se kuota minimale prej 15 për qind e parashikuar në statut.

Po ashtu, në përbërjen e re është respektuar edhe kuota për përfaqësimin e grave dhe vajzave, në përputhje me angazhimin e partisë për hapje dhe ripërtëritje.

Njoftimi:

Tiranë, më 31.05.2026

Pas votimeve në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 Maj 2026 dhe përpunimit të tabelave të numërimit të 13 Komisioneve të Numërimit, rezulton se kandidatët fitues për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes tyre kandidatë me pikë të barabarta në limitet e listës, janë pasqyruar si më poshtë.

Është për t’u vlerësuar vullneti i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar për të tejkaluar minimumin statutor për përfaqësimin e të rinjve, nga minimumi 15 % në 30 % të listës fituese, dhe po ashtu respektimi i kuotës së re për përfaqësimin e grave dhe vajzave. Kjo është në të njëjtën frymë me mesazhin kyc të Kuvendit Kombëtar për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike.

Gjithashtu, sqarojmë se listës fituese nga votimi i Kuvendit Kombëtar do t’i shtohet sipas pikës 2 të nenit 44 të Statutit, 15 % e anëtarëve përfaqësues të Diasporës, të cilët zgjidhen më vonë, me propozim të Kryetarit të Partisë dhe miratim me vendim të Kryesisë së PDSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos