Petrit Malaj, deputetit Shehaj në Kuvend: Je hajdut të dhënash dhe shpifës patologjik

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 14:26 | Politikë

Ministri i Financave Petrit Malaj iu drejtua deputetit Agron Shehaj duke i thënë se një i dënuar për shpifje dhe vjedhje të dhënash. Malaj tha se për Shehajn ka një kallëzim penal lidhur me kompanitë që sipas Malajt, janë skema të parajsës fiskale.

“Agron, më dëgjoj një çik me kujdes këtu tani se meqenëse u drejtove dhe the që kam kërkuar një interpelancë, unë në fakt mezi po e pres interpelancën me ty. Mezi po e presa të flas se këtu është fundi i botës, të flasësh ti për drejtësinë. Një person që është dënuar nga gjykata si hajdut të dhënash, k është fundi i botës. Je i dënuar si hajdut të dhënash. Një person i cili është i dënuar si shpifës. Pra edhe hajdut edhe shpifës”, tha Malaj.

“Edhe hajdut edhe shpifës dhe dikush është më e bukura se si thonë domethënë vesi del me shpirtin. Ke edhe një kallëzim tjetër tani që përsëri akuzohesh si hajdut të dhënash. Agron je i akuzuar si hajdut. Ka kallëzim penal për ty dhe për kompanitë që ke krijuar. si skema të parajsës fiskale. Janë kompanitë e tua Agron, i ke në kallëzim penal, do t'i shohësh shumë shpejt dhe e di ai, të çon të fala Monxani, të çon të fala Monxani. Agron e di shumë mirë ti Agron, se kush është ai. Tani për sa i përket TVSH-së, Agron, se je dhe biznesmen dhe duhet ta kuptosh edhe besoj e di këtë gjë, po me sa kuptoj akoma nuk e arrin të kuptosh se kush është dhe si funksionon TVSH-ja. Agron, çdo para që paguhet nga subjektet në doganë është TVSH e kredituar, nuk është kosto. Më kupton Agron?”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos