Rama drejt mbledhjes së Bordit të Paqes, ministri: Krenar për Shqipërinë  

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 13:53 | Politikë

Rama drejt mbledhjes së Bordit të Paqes, ministri: Krenar për

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt mbledhjes përuruese të Bordit të Paqes për Gazën që do të zhvillohet në Institutin Amerikan të Paqes, raporton A2CNN.

Ministri i Shtetit për Pushtin Vendor Ervin Demo ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruan: “Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes”.

Rreth orës 14:05 (me orën shqiptare) përfundojnë mbledhjet e delegacioneve, ndërkohë që në 14:40 bëhet fotoja familjare dhe në 15:00 nis mbledhja.

Përfaqësues nga të paktën 40 vendeve, duke përfshirë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, do të jenë të pranishëm në mbledhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos