Bardhi replikon me Ballën: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti që i bëje presion SPAK-ut për babanë e Suel Çelës!

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 10:55 | Politikë

Bardhi replikon me Ballën: Jep leksione për ndarje pushtetesh ti

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi replikoi në Kuvend me homologun e tij të PS-së Taulant Balla lidhur me të drejtën e institucioneve të drejtësisë për të pezulluar ministra të qeverisë, raporton A2CNN.

Bardhi u shpreh se nuk mund të japë leksione për ndarje pushtetesh një person që është kapur në përgjime teksa ndërhyn te prokurori i SPAK-ut për t’i liruar pronat e sekuestruara babait të Suel Çelës.

Bardhi kërkoi nga drejtuesi i SPAK-ut që t’i çojë përpara hetimet për këtë çështje.

Të flasë për ndarje pushtetesh njeriu që është kapur në përgjime të SPAK tek ndërhyn te prokurori i SPAK-ut dhe drejtori i përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës, kapos së bandës së Elbasanit është ai atje! Drejtuesi i SPAK-ut ka një detyrë, atë dosje që e mban të fshehur apo të fjetur, do duhet ta çojë përpara, sepse shqiptarët duhet ta dinë kush vjen në këtë foltore dhe bën teatër me ndarjen e pushteteve. Këtë e ka bërë kryetari i grupit tuaj parlamentar. Të të japë leksione të të drejtës kushtetuese Balla është fundi i botës!”, tha Bardhi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos