Pezullimi i shqyrtimit të vizave nga SHBA, reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit, shkaku kryesor është Edi Rama!

Nga A2 CNN
14 Janar 2026, 19:31 | Politikë

Pezullimi i shqyrtimit të vizave nga SHBA, reagon Noka: Për shkak

Qeveria amerikane planifikon të pezullojë lëshimin e vizave për vizitorët nga 75 vende të botës, përfshi edhe Shqipërinë e Kosovën.

Lidhur me këtë vendim që pritet të marrë formën përfundimtare javën e ardhshme, ka ardhur reagimi i parë nga PD, përmes sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Noka shprehet se shkak i këtij vendimi është kryeministri Edi Rama dhe narkoshteti i tij, shkruan A2 CNN.

Sipas Nokës, kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, teksa thekson se kjo është një gjë jonormale, pasi vendi jonë është edhe anëtar i NATO-s.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka:

Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët.

Shqipërisë, shtet anëtar në NATO që nga viti 2009, i ndalohen vizat me SHBA.

Departamenti i Shtetit ka ndaluar procedimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë.

Kjo është goditja më e madhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Edi Rama shkaku je ti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos