Kush financoi “11 dhjetorin”? Berisha: Hetimi i Kuvendit të rithemelimit ka qëllime politike

Nga Ervin Koçi
14 Janar 2026, 15:14 | Politikë

Sali Berisha reagoi zyrtarisht për hetimin e SPAK lidhur me paratë e shpenzuara në organizimin e Kuvendit të Rithemelimit në 11 dhjetor të 2021. Thirrjen e bashkëpunëtorëve të tij për të deponuar përpara prokurorëve, kryedemokrati e konsideroi një manovër politike për ta dëmtuar.

“Hetimi pasuror i Sali Berishës dhe fëmijëve të tij është bërë me lupë, është finalizuar dhe është dorëzuar me kohë në gjykatë. Ky hetim politik që bëhet nuk ka asnjë lidhje me asnjë hetim pasuror të Sali Berishës dhe fëmijëve të tij. Është një hetim themelorë politike për kuvendin e rithemelimit”, tha Berisha, përcjell A2.

Pasi distancoi veten nga hetimi i Prokurorisë së Posaçme, gjuhën filloi ta ashpërsonte ndaj SPAK që e ka dërguar në gjykatë. “Jo nuk mund të bëhet ashtu, ajo ndodh hap dosje tjetër. Kur ke shkuar me mashtrime dhe gënjeshtra në gjykatë, kur nuk ke lënë gjë pa manipuluar dhe mashtruar në dosje, atëherë përpiqesh të thellohesh dhe të manipulosh”.

Daljen përpara kamerave kryedemokrati i bëri për të denoncuar projektin “Durana” duke e krahasuar me inceneratorin e Tiranës, ku paratë janë paguar por nuk është ndërtuar. Berisha pohoi se PD do të dërgojë një padi në SPAK lidhur me këtë projekt, që dyshohet se përdorej për shmangien e detyrimeve fiskale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos