"Po mbron hajdutët"- Gazetari Lita përplaset me avokatin e Ilir Metës

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 21:23 | Politikë

“Je i vetmi avokat që bën avokatinë falas. Je i vetmi që mbron edhe klientët e të tjerëve. Se je edhe konservator, je edhe bej, je nga familje fisnike. Mos i mbro hajdutët”.

Kështu iu drejtua gazetari Lavdrim Lita avokatit të Ilir Metës, Kujtim Cakranit, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Cakrani iu përgjigj: “Më thoni ju si gazetar, çfarë dëmi i ka sjellë buxhetit të shtetit Ilir Meta? Zero dëm! Është i vetmi që hetohet për korrupsion, por ka 0 sekuestrime pasurie. Ja, kjo është e vërteta. Se është shumë kollaj të dalësh e të bësh populizëm”.

“Realiteti është tjetër gjë, provat janë tjetër gjë dhe realiteti është tjetër gjë. Prokurorët janë njerëz që paguhen nga 7000-10 000 euro në muaj dhe kanë 0 rezultat”, shtoi avokati i Ilir Metës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos