"PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve"- Tafani: Arrestimi i Veliajt në shkurt, ishte një dëm i madh për mazhorancën

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2025, 20:55 | Politikë

Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, ka deklaruar se Partia Socialiste është goditur më fort nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 11 majit.

“Reforma në Drejtësi u bë sepse u pa që modeli putinist i pushtetit, që një kryeministër lidhej me oligarkët dhe qëndronte 10 mandate, u pa që ishte faktor destabilizimi dhe prandaj u kërkua nga Amerika. Nuk e kemi vetëm ne, e ka bërë gjithë Europa Lindore. Kur u bë, personat e përzgjedhur kanë qenë në fondacionin Soros sepse ky fondacion ka insistuar për reforma. Ishte mekanizëm i fortë dhe gjatë kohës që ishte Kraja, nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje të madhe. Tani që është konsoliduar si strukturë, goditjen më të madhe opozitës ia ka dhënë “non grata”, PD-ja u përça dhe kjo e dëmtoi më rëndë”, tha Tafani.

Por, sipas tij, PS-ja ka marrë goditje shumë të fortë para fushatës sepse “iu hoq Erion Veliaj nga Tirana”.

“Erion Veliaj ka ndjekur gjithë fushatën në Tiranë. Pra, PS në Tiranë është goditur jashtëzakonisht fort para fushatës. Po të jetë për goditje në këtë fushatë, më shumë ka marrë PS-ja sesa PD-ja”, theksoi Tafani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos