“Po më dhembte shpirti, e teprova me fjalorin”, reagimi i deputetit pas kaosit në Parlament

Nga A2 CNN
16 Janar 2026, 10:50 | Politikë

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka komentuar në “Dita jonë” në A2 CNN seancën e fundit plenare të vitit të kaluar, ku u regjistruan skena kaosi gjatë votimit të Endrit Shabanit si Avokat i Popullit. Korreshi ishte një prej protagonistëve, pasi ishte ngjitur në ulëset e ministrave, ku pati edhe një konfrontim me gardistët.

“Në një moment tentova disa herë ta hidhja përpara karrigen dhe, me të thënë të drejtën, dukej keq sikur po hidhnim sende, por në të vërtetë po vriteshim me atë karrige, sepse ishte shumë e mprehtë, si dërrasë. Dhe në atë moment, edhe përpara nuk kishe ku të ikje. Forca që të shtypte nga mbrapa, pas tavolinës, pastaj të priste rrugën… ishte tjetër gjë”, tregon Korreshi.

“Patjetër që unë kam kërkuar ndjesë për atë që thashë, i kam kërkuar ndjesë Gardës realisht. Por ishte dhimbje shpirti, ndoshta të gjithë mund ta themi një fjalë në një moment sikleti të tillë, edhe pse nuk është në përditshmërinë time si fjalor. Megjithatë, kërkova ndjesë. Pavarësisht intensitetit të pajustifikueshëm që u ushtrua ndaj nesh, unë nuk mund të përgjigjem me atë fjalor. Por doli nga shpirti, me të thënë të drejtën. Ishte jashtë vetes, jashtë çdo kontrolli ajo fjalë”.

Pamjet e asaj dite u bënë virale në rrjet, por Korreshi thotë që, edhe pse ia dërgojnë, nuk i sheh memet e apo videot e veta. “Ndryshe nga kolegë të tjerë që dëgjojnë veten se si të impostohen. Unë e kam shumë problem të shoh veten time, me të thënë të drejtën. E kam përjetuar shumë rëndë. Kjo është një gjë që më parë e bëja: ndërhyja tek njerëzit kur shkruanin nëpër portale. Shikoja ndonjë koment dhe ndërhyja, me të thënë të drejtën. Jam shumë i drejtpërdrejtë dhe spontan. Për shembull, ishte një koment para ca kohësh, nuk e di si më ra në sy, “paska lyer dhe flokët”. I thashë: Po s’kam flokë fare”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos