Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, deklaroi në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN se Shqipëria nuk shihet si pjesë e një liste rreziku, pavarësisht se i tërhiqet vëmendja diplomatikisht për narkotrafikun.
“Shqipëria është një vend aleat dhe mik i SHBA dhe këtë e kemi diskutuar edhe në kontekstin e sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye, Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Trump. Kjo është relevante, pasi keni ambasadorin Grenell dhe keni edhe vetë vëmendjen e Presidentit, i cili është shumë i interesuar në promovimin e marrëdhënieve ekonomike me vendin. Mendoj dhe besoj se Shqipëria ndodhet në një situatë shumë të mirë me Presidentin Trump”.
I pyetur nëse mendon se sanksionet amerikane kundër figurave politike në Ballkan kanë qenë efektive, apo duhen rishikuar, Fleitz tha: “Ky ka qenë dhe vazhdon të jetë një debat shumë i nxehtë. Mendoj se sanksionet janë një mjet i rëndësishëm për të penalizuar individët që janë përfshirë në aktivitete të drogës apo të terrorizmit. Mendoj gjithashtu se periodikisht duhet rishikuar sa efektive kanë qenë këto masa ndaj individëve në Ballkan që kanë kryer krime, veçanërisht krime kundër njerëzimit. Këto masa duhet të rishikohen në mënyrë periodike”. (A2 Televizion)