Pezullimi i përkohshëm i disa vizave amerikane ka shkaktuar shqetësim te shqiptarët, por Fred Fleitz, ish zv.asistent i Presidentit Donald Trump dhe Shef i Kabinetit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, siguroi në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, se kjo nuk përbën një penalizim politik ndaj Shqipërisë.
“Administrata Trump është e përfshirë në një rishikim masiv të emigracionit dhe të sistemit të vizave, sepse administrata Biden kishte pranuar kaq shumë të huaj që kalonin edhe kufirin tonë, pa ditur ne vetë se sa refugjatë të tillë ndodhen brenda vendit. Pra, ky është një rishikim i politikës së emigracionit dhe ky sistem do të rikthehet, por për një afat të shkurtër ka një rishikim, sepse ajo që trashëguam nga administrata e kaluar është një situatë jashtë kontrollit”, u shpreh Fleitz.
“Nuk e di se çfarë do të nënkuptonte një dënim i tillë. Ky është thjesht një reagim ndaj një situate ku një numër i madh kriminelësh dhe narkotrafikantësh kanë hyrë në vend në mënyrë ilegale, sepse administrata Biden përpiqej të ndryshonte demografinë e vendit duke sjellë njerëz që mbështesnin Partinë Demokratike, duke i shpërndarë në të gjithë vendin për t’i ndihmuar të fitonin vota. Nuk po flas për shqiptarët, sepse shqiptarët nuk do të binin në këto lloj kurthi, por për njerëz nga vende të tjera që administrata Biden, në mënyrë të qëllimshme, i lëvizte në të gjithë vendin, njerëz që nuk duhet të ishin në vendin tonë, nuk e mbështesnin SHBA-në dhe për të cilët kemi shembuj se janë përfshirë edhe në raste dhune në SHBA”. (A2 Televizion)