“Po përzini popullin”- E reja demokrate: Unë nuk iki nga Shqipëria pa rrëzuar Qeverinë e Ramës

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 22:40 | Politikë

Zv.kryetarja e FRPDSH, Desada Xhetani dhe Gjergji Ogreni nga Partia Socialiste kanë debatuar ashpër në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, mbi kushtet e të rinjve sot në Shqipëri.

Xhetani e akuzoi Partinë Socialiste si përgjegjëse të largimit të mijëra të rinjve nga vendi, teksa shtoi se nuk ikën nga Shqipëria pa u rrëzuar kryeministri Edi Rama nga pushteti.

Nga ana tjetër, Ogreni tha se largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është në përmasa aq masive sa thotë opozita, shkruan A2 CNN.

Debate mes dy të rinjve pati edhe për pagat, ku Xhetani iu drejtua Ogrenit duke i thënë se ai paguhet mjaftueshëm për të bërë një jetesë dinjitoze në Shqipëri, dhe jo siç ajo pretendoi, se mijëra të rinj shqiptarë po vuajnë urie.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Xhetani: A nuk të shqetëson fakti ty që po ikin të gjithë të rinjtë.

Ogreni: Kush janë këta gjithë të rinjtë? Po ti ja ku je këtu, edhe unë këtu jam.

Xhetani: Unë nuk ikin nga Shqipëria derisa të largoheni ju. Unë nuk e braktis Shqipërinë. Por ti të ishe në kushtet që janë rinia shqiptare sot, ti do largoheshe. Por ti je në kushtet e luksit, në kushtet e karriges, në kushtet e një rroge që të bën të jetosh normal.

Ogreni: Cili është luksi im? Sa është rroga ime? E ke kollaj, e gjen kollaj rrogën time.

Xhetani: Ti e ke rrogën sa të bën të jetosh në kushte normale. Zhvishu nga petku i xhaketës dhe kollares dhe hajde më fol për problemet e të rinjve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos