Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nisur për tek Urgjenca aty ku është transportuar deputeti i PD, Bledion Nallbati, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së të martës.
Berisha u shpreh se sulmi ndaj tij ka qenë pa asnjë shkak dhe personal.
“Sulm personal ndaj tij pa asnjë shkak. Banditët kanë shkuar dhe e kanë goditur. Po shkoj në Urgjencë te Nallbati”, tha Berisha teksa doli nga selia, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë në një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se deputeti është në gjendje stabël. Po ashtu theksohet se 14 efektivë kanë mbetur të plagosur. (A2 Televizion)