Foltorja e opozitës në bulevard, Berisha: Edi Rama, armiku i rinisë shqiptare. Protesta për rrëzimin e tij

Nga Ornela Joti
9 Dhjetor 2025, 00:07 | Politikë

Në foltoren e katërt të opozitës para Kryeministrisë, e cila përkoi me Ditën e Rinisë, kryetari demokrat Sali Berisha e përqendroi fjalën e tij në largimet e të rinjve nga vendi.

Sipas kreut të opozitës, shkaktari i eksodit masiv është Edi Rama, duke e cilësuar atë armikun e të rinjve shqiptarë, shkruan A2.

Kryetari demokrat bëri thirrje për bashkimin e qytetarëve në protesta për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.

Në të parën foltore pas lëvizjes brenda PD-së, Salianji-Alimehmeti, këta të fundit ishin të pranishëm në bulevard, por larg njëri-tjetrit. Ndryshe nga Alimehmeti, i cili e ndoqi tubimin deri në fund, Salianji e braktisi në mes të fjalimit të Sali Berishës.

Më herët, Berisha ishte në Qytetin Studenti ku përkujtoi lëvizjen e Dhjetorit pranë shtatores së Azem Hajdarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos