Edward P. Joseph: SHBA pret shpjegime nga Tirana për Reformën në Drejtësi

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2025, 23:14 | Politikë

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, në një lidhje direkte me “Rretheqark” nga Rosalba Bejdo, në A2CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin shpjegime nga qeveria shqiptare për problemet që po has, sipas tij, Reforma në Drejtësi.

“Shqipëria më në fund është çliruar nga “çiftimi” me Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj drejt BE-së, por ka shenja të asaj që ne e quajmë kthim mbrapsht te pjesa e proceseve demokratike. Vonesat në gjyqësor janë problem. Gjyqësori duhet të funksionojë siç duhet, sidomos kur SHBA dhe BE kanë investuar në të. Kur ke gjyqe të që nuk mbarojnë kurrë, atëherë kjo ngre pikëpyetje dhe mendoj se ka ardhur koha që qeveria t’i përgjigjet këtyre pyetjeve që po i bën SHBA-ja”, tha Joseph.

Sipas tij, është e qartë që në Shqipëri ka rënie të pluralizmit politik.

“Opozita është thelbësore, një opozitë e gjallë është e nevojshme dhe e shëndetshme në politikë. Në Shqipëri opozita është margjinalizuar dhe kjo nuk është e shëndetshme dhe do të jetë një problem për vendin sa i përket anëtarësimit në BE. Reformat duhet të përfshijnë edhe përbërësin demokratik”, theksoi Edëard P. Joseph. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos