
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në “X” pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për dënime me nga 45 vjet burg për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rama thotë se nuk e gjen dot ku buron filli logjik që ka ndjekur organi i akuzës për të dalë “me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave”, raporton A2CNN.
“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria për të dalë me kërkesën për varrosje për së gjalli të katër burrave dhe si kurrë ndonjëherë, fjalët nuk më vijnë në ndihmë për t’u shprehur… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”, shkruan Rama në "X". (A2 Televizion)