“Prokurimet publike jo pjesë e piketave të ndërmjetme”, Rama: Molotovarët dolën me flamujt e Gjermanisë në protestë!

Nga A2 CNN
11 Maj 2026, 12:06 | Politikë

“Prokurimet publike jo pjesë e piketave të

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka arritur standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian në fushën e prokurimeve publike, duke theksuar se ky kapitull nuk përfshihet më te piketat e ndërmjetme të negociatave, shkruan A2CNN. 

 “Prokurimet publike s’janë pjesë e piketave të ndërmjetme. Kjo do të thotë se në prokurimet publike ne jemi tanimë një vend anëtar i BE. Tenderat në Shqipëri ndryshe nga ç’flitet në Shqipëri, me gjysmë të vërteta, që janë gënjeshtrat më të mëdha, merret një fakt dhe ngrihet një lukuni e tërë për të kthyer përmbys gjithë punën e jashtëzakonshme që është bërë nga këta njerëz që janë këtu. Shqipëria në këtë fushë s’ka piketa të ndërmjetme. Ne nuk bëjmë çfarë na thonë vetëm, ne bëjmë çfarë duhet, por ne negociojmë për fusha ku kemi nevojë për kohë dhe prandaj janë negociatat. Komisioni është dakord që ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret për të hyrë në fazën e re, që është faza e mbylljes së negociatave. Pyetjet e vendeve anëtare në këtë fazë nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, por piketat përmbyllëse”, tha Rama.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë edhe njëherë pretendimet për bllokim të negociatave për Shqipërinë, duke ironizuar opozitën, lidhur me përdorimin e flamurit gjerman në protestat e fundit.

Nuk ka absolutisht asgjë nga çfarë i është rokanisur koka popullit shqiptar, u bllokua, doli ky e doli ai, gjë që çoi deri në daljen e flamujve të Gjermanisë në krahët e molotovarëve, por e vërteta është kjo që po u them dhe që është lehtësisht e verfikueshme”, vijoi kryeministri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos