Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, deklaroi se nuk ka arsye që të mendohet për një ndryshim lideri në PS, pasi, sipas saj, kryeministri “është duke e udhëhequr këtë ekip në rrugën e duhur”.
“Sot që flasim nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye pse të mendoj për një ndryshim lideri. Për një arsye shumë të thjeshtë: është një lider që udhëheq një forcë politike e cila vazhdon të ketë fitore nga zgjedhjet në zgjedhje. Është shumë e rëndësishme të themi që nëse ne kemi një Parti Socialiste që nga çdo zgjedhje del me një fitore akoma më bindëse, do të thotë që lideri, në momentin që jemi, është duke e udhëhequr këtë ekip në rrugën e duhur dhe sigurisht që është duke bërë atë që të gjithë ia njohim si meritë: ngritjen e Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar. Këtë ia njohin edhe shqiptarët sepse në fund të ditës ajo që bën kryeministri nuk është një feedback pozitiv vetëm për të si lider, për të kënaqur egon e tij drejtuese. Është një e mirë, një benefit që i vjen qytetarëve shqiptarë”, shtoi deputetja socialiste”, tha Bylykbashi në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.
Sipas saj, “Rilindja është koncept i modernizuar i asaj që ishte PS-ja deri dje”, ku mendimi ndryshe dhe kritikat janë të mirëpritura.
“Të gjithë kanë të gjithë lirinë e mundshme për të shprehur mendimet e tyre brenda partisë. Debati i brendshëm është gjithmonë i mirëpritur”, deklaroi Bylykbashi.
(A2 Televizion)