Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duke folur për A2CNN pak para protestës, deklaroi se kjo e sotmja do të jetë një protestë që “do të ketë një nerv shumë herë më të madh se protestat e kaluara”.
“Është protesta e radhës që është njoftuar nga ana e Partisë Demokratike për një kauzë që bën bashkë demokratë, socialistë, qytetarë të ndershëm me apo pa parti kundër korrupsionit, hajdutërisë dhe kundër vjedhjeve të përditshme që i bëhen xhepave të qytetarëve shqiptarë dhe buxhetit të shtetit nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe e bandës që ai ka sot në qeveri. Kështu që, kjo do të jetë një protestë që unë jam i bindur do të ketë një nerv shumë herë më të madh se protestat e kaluara, do të ketë një reagim shumë më të fortë nga qytetarët edhe për shkak të asaj dhune disproporcionale që është përdorur herën e fundit ndaj protestuesve, edhe për shkak të reagimit qesharak të Policisë së Shtetit, me në krye ushtarin e bandës së Troplinëve dhe të bandës së Elbasanit, Ilir Prodën, të cilët kësaj radhe nuk garantojnë mbarëvajtjen e protestës”, tha fillimisht Këlliçi.
“Sot ky institucion, me në krye një bandit si Ilir Proda, është në shërbim të plotë krimit të organizuar, narkotrafikut dhe kriminelëve ë të lidhur me qeverinë. Kështu që, ne nuk kemi asnjë pritshmëri nga Policia e Shtetit. Nuk kemi për qëllim, tendencë apo objektiv të cënojmë as edhe një oficer të ë rendit publik, as edhe t'i cënohet fija e flokut as edhe një zyrtari të Policisë së Shtetit, por çdo reagim dhe dhunim ndaj qytetarëve protestues do të ketë pa diskutim edhe përgjigjen proporcionale nga ana jonë”, shtoi Këlliçi.
(A2 Televizion)