
Ndërsa u pyet për takimin e Bordit të Paqes, kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe në korridoret e mbledhjes. Berisha tha se Shqipëria s’kishte me kë përfaqësoj në këtë mbledhje “pasi Harami është skllav i Edi Ramës”, duke iu referuar Presidentit Bajram Begaj.
“Siç e panë të gjithë shqiptarët. E panë. Kaq mund të them. Nuk kishte. Atë mund të them. Ishte takim ndërkombëtar i Bordit të Paqes, Shqipëria në hallin e saj të madh nuk kishte me kë të përfaqësohej, pasi Harami është skllav i Edi Ramës, shkoi Edi Rama dhe ju e patë vetë. Domethënë i keni vetë parasysh njoftimet që kishte bërë përpara, kështu e ashtu, e patë vetë”, tha Berisha.
"Edi Rama, edhe atje ku ishte, mendoni ju se nuk kishte mesazhe, nuk mori mesazhe? Absolutisht. Sigurisht, seanca kryesore ishte për ato probleme, por në korridore ka marrë të gjithë mesazhet ai. Me dëshmitar Ervin Demon. Tani kuptojeni ju vetë. Ervin Demo dëshmitari. Asnjë tjetër. Delegacioni përbëhej nga Edi Rama dhe Ervin Demo. Pse-në, hetojeni", vijon Berisha. (A2 Televizion)