Protestuesit grumbullohen te selia e Partisë Demokratike, thirrje në mbështetje të Berishës

Nga A2 CNN
7 Tetor 2024, 17:53 | Politikë

Protestuesit grumbullohen te selia e Partisë Demokratike, thirrje në

Në selinë e Partisë Demokratike janë mbledhur me qindra qytetarë, të cilët do të marrin pjesë këtë të hënë në protestën e thirrur nga opozita.

Me thirrjet: Berisha, Berisha, fitore, fitore, protestuesit janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt sheshit “Skënderbej” nga ku do të nisë zyrtarisht protesta.

Është bërë e ditur se në këtë protestë nuk do të ketë fjalime, por dyshohet se protestuesit do të bllokojnë disa akse rrugore.

Ndërkohë, efektivët e policisë janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës, nga Kryeministria te Bashkia e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos