Qendrat e votimit në burgje, rregullatori miraton vendimin. Vukaj kundër

Nga Anesti Barjamemaj
14 Prill 2026, 23:44 | Politikë

Me 4 vota pro dhe 1 kundër Komisioni Rregullator ka miratuar vendimin për krijimin e qendrave të posaçme të votimit dhe administrimin e listës së zgjedhësve në burgje.

Ky vendim ka si synim rregullimin e procedurave të votimit në burgje, duke marrë shkak nga problematika e krijuar në Rrogozhinë ku në vitin 2023 zgjedhjet u përsëritën për shkak të problemeve në kutinë e votimit në IEPV.

Vota kundër ishte e anëtares Helga Vukaj, e cila e konsideroi aktin e ardhur nga kryekomisioneri si të pabazuar në ligj, shkruan A2.

Por, pretendimet e ngritura nga anëtarja e propozuar nga opozita morën përgjigje nga Bledar Skënderi, i cili është propozuar në Komisionin Rregullator nga shumica socialiste.

Kundërshti nuk kishte vetëm mes anëtarëve të shumicës dhe pakicës, por edhe mes Vukës dhe Ristanit që në këtë organ janë votuar si propozime të Partisë Demokratike.

Në relacionin e këtij vendimi arsyetohet se tashmë i jepet zgjidhje ngërçit të krijuar që çoi në anulimin e zgjedhjeve në Rrogozhinë. Tashmë me anë të këtij vendimi përcaktohet se lista e të burgosurve përpilohet 50 ditë para zgjedhjeve.

Për të shmangur zhvendosjet masive Rregullatori në aktin e tij i ndalon Drejtorisë së Burgjeve që të lëvizë të burgosur 60 para zgjedhjeve.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos