Rama: Gëzuar pavarësinë Kosovë, me keqardhje s'mund të jem në manifestimin popullor

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 08:31 | Politikë

Rama: Gëzuar pavarësinë Kosovë, me keqardhje s'mund

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta urojë përmes një fotoalbumi nga vizita e tij në Prishtinë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, raporton A2CNN.

Përmes një shënimi në rrjetet sociale Rama shpreh keqardhje që s’do jetë sot i pranishëm në manifestimin popullor në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së.

Rama i konsideron këta të fundit “pengje” në “ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”,

MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, thuhet në mesazhin e Ramës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos