Rama: Kalojmë 800 mijë votat në 11 maj! Do e shikojmë se kush do ndëshkohet

Nga A2 CNN
8 Prill 2025, 09:21 | Politikë

Rama: Kalojmë 800 mijë votat në 11 maj! Do e shikojmë se

Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit në rubrikën “Sy m’sy”, tha se më 11 maj Partia Socialiste do kalojë përtej 800 mijë votave, për shkak edhe të votës së diasporës.

“Ne marrim afro 800 mijë vota këtë herë, edhe më shumë për shkak të diasporës. Si mendon ti? 800 mijë njerëz janë të blerë? Nuk janë shqiptarë të ndershëm këta? 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm? Mendon gabim”, tha Rama, shkruan A2.

Rama tha se 11 maji do tregojë se kush do të ndëshkohet: “Se kush do ndëshkohet më 11 maj, do e shohim. E kam dëgjuar shpesh këtë “këngë”. Ajo që më vjen keq për individë që nuk kam lidhje me politikën, përveç tifozllëkut, është që për hir të tifozllëkut nuk e shohin realitetin. I duket zi nga të katërta anët".

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos