Nga paralajmërimi një vit më parë për listën e zezë, sot Kryeministri Rama mori në mbrojtje sektorin e ndërtimit. Sipas tij jo vetëm që këtij sektori nuk mund t’i vendoset njolla e pastrimit të parave të pista por e vlerësoi atë për transformimin urban të vendit.
Kryeministri Rama është i vetëdijshëm që një qytetar shqiptar me pagë të ulët apo mesatare e ka të pamundur të blejë një hyrje të re dhe me cilësi.
Një hap pas duket se Rama ka bërë edhe sa i përket ultimatumit të tij se nuk do të toleronte më blerje me klering apo në grope. Teksa iu referua një projekti konkret, jo pa krenari, Kryeministri pranoi që një pjesë emirë e njësive të shitura janë porositur që në letër.
Gjithsesi shefi i qeverisë kishte dy porosi për ndërtuesit në vend. Ky transformim urban sipas Kryeministrit i ka dhënë një shtysë pozitive Shqipërisë drejt Brukselit, ndryshe sipas tij nga sjellja e opozitës, për të cilën thotë se kërkon të frenojë këtë proces, duke folur keq për vendin në anglisht.
Në fund të këtij takimi Rama ua la vetë ndërtuesve barrën për ta pastruar perceptimin që ky sektor shërben si “lavatriçe” e parave të pista. (A2 Televizion)