Rama: Sektori i ndërtimit ka probleme, por e papranueshme ta fusim në kornizën e krimit

Nga A2 CNN
9 Prill 2026, 14:20 | Politikë

Rama: Sektori i ndërtimit ka probleme, por e papranueshme ta fusim në

Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e një projekti rezidencial të ri, u shpreh se sektori i ndërtimit në vendin tonë ka probleme, por, sipas tij, është “e neveritshme dhe e papranueshme” që të futet në kornizën e krimit.

“As nuk e vë në diskutim që jo çdo gjë është e pastër, e qartë si drita e Diellit, por ama që këtë sukses evident të vendit, që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm sapo dikush vjen në Shqipëri, ta fusim në kornizën e krimit, është diçka e neveritshme dhe e papranueshme. E kanë të vështirë disa të besojnë se si Shqipëria mund të bëjë ndërtime të tilla? Po punë e madhe se e kanë të vështirë. Ka shumë arsye pse Shqipëria mund t’i bëjë dhe janë lehtësisht të lexueshme nga ata që duan t’i lexojnë”, tha Rama.

“Është e pamundur për ne që të pranojmë që shumica dërrmuese e atyre që investojnë në ndërtim të futen në thesin e baltës për disa që mund të jenë ashtu siç thuhet, por jo për të gjithë”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos